Makaronat e pergatìtura pa uje kane shìje teper te mìre, provojìnì dhe nuk do tì kthehenì me gatìmìt tradìcìonal ne shume uje

Makaronat e përgatitura pa ujë kanë shije shumë më të mirë. Sapo të provoni këtë mënyrë të gatimit të makaronave, nuk do t’i ktheheni kurrë gatimit tradicional në shumë ujë.

Eksperti amerikan i ushqimit dhe gatimit, Harold McGee, rekomandon gatimin e makaronave në një sasi të vogël uji të ftohtë.

Sipas tij, kjo mënyrë e përgatitjes ka shijen më të mirë. Por pse të mos shkoni një hap më tej dhe ta përmirësoni atë metodë duke e nxjerrë plotësisht ujin.

Edhe pse kjo metodë nuk mund të përdoret me të gjitha pjatat, ajo është e përkryer për shumicën e pjatave me makarona.

Sekreti është të zëvendësoni ujin me lëngun me të cilin do t’i servirni makaronat. Kjo do të thotë që e gatuajmë menjëherë në supë ose salcë ose pana.

Në këtë mënyrë marrim shije perfekte dhe konsistencë perfekte. Makaronat do të përputhen me shijen dhe aromën e pjatës sonë.

Ju garantojmë se do të jetë shumë më e shijshme. Nga ana tjetër, niseshteja e makaronave të gatuara do të hyjë në supë ose salcë, do ta trasojë pak dhe do të theksojë shijen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *