Herën tjetër që do gatuani oriz, mos e hidhni ujin e tij pasi mund t’ju shërbejë për të zbukuruar lëkurën dhe flokun tuaj.
Uji i orizit është përdorur ndër shekuj në vendet aziatike për të mbajtur lëkurën e re dhe për të ndihmuar rritjen dhe forcimin e flokëve.
Në fshatin Huangluo në Kinë, gratë kanë flokë shumë të gjatë, të trashë e me shkëlqim dhe kjo falë ujit të orizit.
Ky i fundit përmban vitamina, minerale dhe aminoacide të cilat janë thelbësore për flokë dhe lëkurë të bukur.
Si ta bëni ujin e orizit?
Ka disa metoda për ta bërë lëngun e orizit, rutinën tuaj të bukurisë. Mund të përdorni çdo lloj orizi dhe bashkë me të, drithëra të bardha, kafe dhe jasemin. Kjo përzierje do të përmbajë acidin ferulik, antioksidant të fuqishëm dhe veti anti-infla ma tore.
5 Përfitimet që do të keni nga uji i orizit për lëkurën dhe flokët tuaj
Këto janë vetëm disa nga arsyet pse kaq shumë njerëz tani po përdorin ujin e orizit në rutinën e tyre të bukurisë:
1. Qetëson lëkurën dhe zhduk aknet.
2. Pastron lëkurën, e bën atë më të butë dhe rrezatuese.
3.Trajton lëkurën e dëmtuar nga dielli si dhe parandalon rrudhat.I bën flokët më të buta dhe të shëndetshme
5. I zgjat dhe forcon ato.