Mbesa tregon se me çfare e gjente ne dore Reshat Arbanen gjìthmone kur shkonte tek shpìa e tìj

Drejtoresha e Shkollës Koreografike, Blerina Arbana, ka folur për marrëdhënien me xhaxhain e saj, aktorin e nderuar, Reshat Arbana.

Ajo ka thënë se sa herë që shkonte te shtëpia e tij kur ishte e vogël, e gjente gjithmonë me libër në dorë.

Gjithashtu aji ka ndarë edhe një nga këshillat që Reshati i ka dhenë dhe ajo vazhdon ta ndjekë dhe në ditët e sotme.

“Me xhajën kemi qenë, ne tironsit themi në një avlli. Unë jam rritur te shtëpia e xhaxha Reshatit dhe gjithmonë ato që unë kam marr nga xhaja është që ai gjithmonë sa herë unë shkoja, sepse unë jam shumë shoqe me Elën, vajzën e Reshatit, dhe gjithmonë shikonim xhajën me libër në dorë, për shembull me Fishtën.

Sa herë që mund të diskutonim me xhaxhain për libra, për filmat e tij, një njeri kreativ, ka qenë gjithmonë shumë kreativ dhe gjithmonë na thoshte neve: ‘Ju lutem vetëm mbi libra, ju lutem vetëm mbi libra’.

Se ka qenë edhe ajo periudha e ’92-’93, ka qenë shumë pedant përsa i përket librit. Duhet të jetë miku juaj gjithë jetën dhe ka pasur shumë të drejtë. Për këtë e respektoj shumë.

Të them të drejtën jemi shkëputur të gjithë, jo vetëm nga xhaxhallarët, por edhe nga prindërit, dashje pa dashje. Bëjmë biseda padiskutim, detyrimisht që do të jenë për artin.

Më kujtohet kur bëmë 60-vjetorin e shkollës, madje atë ditë ka qenë edhe ditëlindja e tij. Të them të drejtën ka qenë i emocionuar kur shihte mbesën e vetë.

Këshilla më e madhe e Reshatit ka qenë të punosh e dashur, vetëm me anë të punës ecet në jetë. Madje, më kujtohet kur kisha një provim të vështirë, erdhi, trokiti dhe i tha babait tim, lëre vajzën të punojë, vetëm me anë të punës do ia dalë.

Profesioni jonë nuk e njeh kompromisin sepse je i ballafaquar me skenën”, u shpreh Blerina.

Leave a Reply

Your email address will not be published.