Sì kane ndìkuar çmìmet e apartamenteve ne Tìrane dhe a prìtet nje renìe e çmìmet ne vazhdìm

Sipas vëzhgimeve të fundit, çmimet e apartamenteve në shumë zona të kryeqytetit nuk kanë ndryshuar që nga vjeshta e kaluar. A pritet që ky trend të ndryshojë?

Monitor.al raporton se ndërtuesit paralajmërojnë se në Shqipëri nuk do të ketë rënie të çmimeve të apartamenteve.

Për shembull, ndërtimet e reja në fillim të zonës së “Komunës së Parisit” edhe këtë vit po shiten që në nisje të investimit me çmime 2,100 deri në 2,200 euro për metër katror, shkruan Monitor.al

Sipas Indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit të parë 2022 u rrit me 39% në krahasim me një vit më parë.

Krahas rritjes së kostos së ndërtimit dhe pagave të fuqisë punëtore, një faktor i rëndësishëm në rritjen e çmimeve të apartamenteve ka pasur edhe fluksi i parave informale. Shtojmë këtu edhe pritshmëritë e ndërtuesve për amnistinë fiskale.

Drafti i amnistisë fiskale lejon deklarim vullnetar të një pasurie me vlerë monetare deri 2 milionë euro dhe pritet që shumë nga paratë që do të formalizohen do të investohen për blerje të apartamenteve.

Sektori i ndërtimit ishte një nga tipologjitë kryesore për pastrimin e parave nga Organizatat e krimit të Organizuar për vitin 2020 sipas raportit të Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

Shifrat tregojnë që një familje shqiptare i duhen më shumë se 17 vite të ardhura për të blerë një apartament.

Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë familjet për të blerë një shtëpi./monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published.