Planì ushqìmor 3 dìtor qe u ndìhmon te rregullonì nìvelìn e sheqerìt

Ka shumë ushqime që përmbajnë sheqer, si: pijet e gazuara, lëngjet e frutave, jogurtët me shije të ndryshme, madje edhe salcat e ndryshme për sallata.

Për të përmirësuar shëndetin dhe rregullimin e peshës trupore është mirë që të reduktoni konsumimin e ëmbëlsirave. Më poshtë është një plan tre ditor për detoksifikim të trupit:

DITA E PARË

MËNGJESI: Një filxhan me drithëra të përziera me manaferra, fara luledielli dhe bajame apo edhe fruta tjera të thata, eventualisht omëletë me tri vezë të fërguara.

DREKA: Gjoks pule me perime të ziera (kungull, karrota, rrepë, fasule) dhe bajame.

DARKA: Peshk i pjekur me bizele të ziera apo salmon me brokoli dhe këpurdha.

DITA E DYTË

MËNGJESI: Njëlloj si dita e parë, por tani omëletën mund ta kombinoni me spinaq të zier.

DREKA: Kungull i pjekur në skarë me speca të kuq dhe të verdhë dhe mbi me limon, sallatë me lakër jeshile dhe karrota të grimcuara në krye me vaj ulliri, lëng limoni, majdanoz dhe kripë.

DARKA: Perime të ziera ose supë me fasule, merluc i pjekur me brokoli dhe rrepë të përgatitur në skarë.

DITA E TRETË

MËNGJESI: Njëlloj sikur dy ditët e para, por omëletën mund ta kombinoni me një sallatë me lakër, rrepë dhe arra.

DREKA: Mish pule e pjekur me rozmarinë dhe limon apo pulë e pjekur në furrë me qepë, ullinj të zi dhe gjethe trumze.

DARKA: Supë prej këpurdhave me hudhër, qepë, karrota, selino dhe gjethe dafine, apo salcë këpurdhash me borzilok dhe domate të grimcuar./botasot.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *