Motì merr kthesen kete fundjave: Rìkthehen rreshjet e shìut dhe te debores

Sipas SHMU, fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Dita e shtunë do të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jetën të herëpashreshme me intensitet të ulët deri mesatar.

Në zonat malore në jug dhe juglindje të vendit në lartësin mbi 900-1000 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Dita e dielë do të ketë mot me altrenime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës në orët e mesditës dhe pasdite do të pasohen nga reshje shiu me inensitet të ulët të karakterit lokal.

Era nga verilindja-juglindja me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë. Ju urojme nje fundjave te mbare dhe te qete.

Leave a Reply

Your email address will not be published.