Lëvoret e sheges mos i hidhni, sapo të filloni konsumimin e çajit rruga drejt shërimit ka filluar

Edhe pse vendi i lindjes së saj është Azia, shega është kultivuar në të gjithë rajonin e Mesdheut, Kaukaz dhe Lindjen e Largët prej shekujsh.

E pasur me vitamina dhe prej mijëvjeçarësh burim shpëtimi për popujt e territoreve të thata të Azisë, është konsideruar si mbreti i frutave për shijen e veçantë dhe ngjyrën e bukur.

Edhe pse frutat e saj mund t‘i shijojmë vetëm në vjeshtë, shega përdoret edhe me qëllim zbukurimi në kopshtet e zonave të ngrohta.

Lulet e saj mund të përdoren edhe për të dekoruar tavolinat dhe pjatancat e ndryshme. Por, pavarësisht traditës së saj antike dhe domethënies që ka për shumë kultura, shega me të drejtë mund të konsiderohet si një thesar për organizmin tonë.

Kokrrat e saj janë të pasura me vitaminë A, B, ndërsa plotëson rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë C.

Hipokrati e cilësonte si ilaçin më të mirë për gripin, ndërsa egjiptianët e katërmijë viteve më parë tregonin se kishin zbuluar vetitë terapeutike të lëngut të saj.

Në Evropë, në fillim të shekullit XIX, lëkura e shegës përdorej shumë për të kuruar tenjën dhe në të vërtetë analizat e kohëve të fundit kanë treguar se për virtytet që të parët tanë i atribuonin asaj, kishin plotësisht të drejtë.

Të gjithë ju që keni probleme me zorrët, tani mund të shpëtoni brenda shtatë ditëve. Ajo që ju vjen në ndihmë është lëvorja e shegës, të cilën duhet vetëm ta thani dhe ta ruani, e më pa ta përgatisni në formë çaji.

Përgatitja: Sasia e lëvores së thatë të shegës dhe ujit të vluar duhet të jetë 1:20. Në gotën me ujë të ngrohtë hidhni 10-12 gr lëvore të thata të shegës dhe derdhni 200 ml ujë të vluar.

Më pas mbulojeni dhe lereni të qëndrojë 25-30 minuta, më pas mund ta kosumoni. Lëvoret mos i hidhni. Sapo të filloni konsumimin e çajit rruga drejt shërimit ka filluar.

Për shërim nga dizenteria, diarreja, ti fo ja, ko le ra, apendiksi ak ut, ilaçin mjekët popullorë ju rekomandojnë ta konsumoni kështu ilaçin:

Pa 25-30 minuta nga përgatitja e ilaçit, pini gjysmë gote dhe më pas mbulojeni. Nëse pas 10 minutash ndjeni lehtësim dhe jeni më mirë, do të thotë se bëhet fjalë për diarre të zakonshme dhe shërimi ka filluar.

Nëse pas 10 minutash nuk ka përmirësim, keni diçka më të rëndë. Duhet të rrini në shtëpi dhe pas 4 orësh të pini dhe gjysmën tjetër. Procesi i shërimit vazhdon edhe tre orët e ardhshme.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.