Mund ta pergatisni kete fundjave: Receta e rizotos milaneze, e lehte dhe pa shume kosto

Kjo recetë u përgatit nga Delicious.al.

Nëse keni dëgjuar fjalën “rizoto”, padyshim që në një pikë të jetës tuaj mund t’ju ketë zënë veshi edhe gatimin “rizoto milanez”.

Ndonëse i dëgjuar, mjaft veta mund të mos jenë në dijeni të përbërësve të tjerë që i shtohen orizit të rizotos, për ta bërë një rizoto milanez.

Le t’i japim fund mi ste rit: Përbërësi tjetër kryesor në këtë recetë është shafrani, erëz nga bota arabe.

I pasur në shije dhe kremoz, kjo pjatë klasike nuk duhet lënë pa u provuar, pasi është mjaft i thjeshtë në përgatitje, siç është gjithçka që përfshin orizin.

Përbërësit: 70 g gjalpë, 1 qepë e vogël, e grirë, 400 g oriz i imët, ½ litër lëng mishi i vluar, 6 lugë djathë kaçkavall i grirë, gjysmë luge çaji pluhur shafrani dhe kripë.

Përgatitja: Në një tenxhere shtoni 40 g gjalpë, shkrijeni, dhe shtoni qepën e grirë për ta zbutur në zj arr të avashtë. Hidhni orizin dhe përziejeni në flakë mesatare për 2-3 minuta.

Shtoni lëngun e mishit, pak nga pak, gjithnjë duke përzier.

Ngrijeni edhe pak flakën. Pas 15 minutash shtoni gjysmën e djathit kaçkavall, shafranin dhe përzieni gjithçka. Provojeni për kripë dhe shtojini sipas dëshirës.

Në fund fare shtoni edhe gjalpin e mbetur duke përzier me kujdes. Rizoto duhet të rezultojë mjaft i butë, i përzier mirë dhe në ngjyrë të artë. Shërbejeni me djathin kaçkavall të tepruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.