Çfare e ben ate te veçante dhe ku prodhohet me se shumti arra e kuqe

Ajo që e bën të veçantë është membrana e brendshme e kuqe. Vendi i lindjes së saj konsiderohet të jenë vendet përreth luginës së lumit Danub.

Arra e kuqe edhe pse jo me shumicë, është kultivuar në shumë vende ku bëhet kultivimi i arrës.

Variteti i parë i arrave të kuqe u regjistrua nga Knoop në Holandë në 1793 dhe më vonë u zgjerua në rajonet gjermanofolëse si RoteDonaunuss ( Arra e Kuqe Danubi).

Në vitet 1930, u kryen studimet serioze në Institutin Geisenheim në Gjermani dhe u krijua një bankë gjenesh. Varietetet e përzgjedhura këtu gjithashtu kanë qenë burimi i shumë varieteteve të reja.

Aktualisht Tuqia është prodhuesi më i madh i arrës së kuqe.

Fruti dhe shija e arrës së kuqe nuk dallojnë nga arrat normale, kështu që i vetmi ndryshim midis tyre është se membrana e brendshme ngjyrë kuqe e shëndritshme në përmban albenis dhe pamja e tyre.

Rezultati

Turqia si prodhues më i madh i arrës së kuqe, në të njëtën kohë është edhe njëri nga shtetet importues dhe konsumues i madh i kësaj frute./ Shkolla e Shëndetit

Leave a Reply

Your email address will not be published.