Moti merr kthese duke filluar nga dita e neserme sipas meteorologes se njohur

Në një interviste sinoptikania e Metoalb Lajda Porja, ka bërë parashikimin e motit për nesër date 12 prill.

Ajo shprehet se nesër temperaturat do të rriten me rreth 2 gradë, vlerë e cila është tipike për muajin e prillit.

Nesër do të kemi përmirësim më te dukshëm të motit, do të kemi prezencën e diellit që në orët e para të mëngjesit në një pjesë të mirë të territorit dhe në kryeqytet.

Madje nesër nuk pritet të ketë reshje edhe në zonat malore, do të ketë mot të kthjellët, vranësira të lehta dhe kalimtare.

Ka një rritje të lehtë në mëngjes dhe një rritje goxha e ndjeshme në mesditë, ngjitet termometri, afrohet rreth vlerës, 20-21 gradë, vlera tipike të prillit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.