Receta tradicionale e Kimes me Veze: Ky perberes do ti jap shije te veçante

Kjo recetë u përgatit nga Kuzhina Zana.

Perberesit: 400 gr mish vici, 800 gr koka preshi (do ti jap shije teper te vecante) , 5 luge vaj ulliri, 1 luge gjelle oriz, 1 luge caji kripe, 200 gr pure domatesh, Rigon, Piper, Veze sipas deshires.

Pergatitja:

Ne fillim grini dhe lani preshte. Ne nje tigan ne zj arr te avashte, hidhni vajin dhe preshin e prere. Kavardiseni dhe lereni te skuqen derisa te zbuten.

Me pas shtoni mishin e prere ne kubik dhe kavardisini bashke. Gjate kohes qe mishi po skuqet pak, shtoni purene e domateve, orizin, kripen, specin dj eges, rigonin, piperin dhe lereni te zieje me lengun e krijuar.

Pasi shteron lengu shtoni 2 gota me uje dhe lereni te marri vale. Me pas vendoseni ne tava balte dhe futini ne furren e parangrohur me 200 grade per 40 minuta.

Ne 10 minutat e fundit, shtoni vezet ne menyre qe te mos te thahen shume. Ne rastin tim nje pjese i deshen pa vez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.