Ka qenë gjëja që kam pasur më inat që të bëj, babai ka dashur te me fuse ne kete bote por une e kam refuzuar

Juli Deda është një ndër aktorët më të suksesshëm dhe të dashur të humorit i cili pëlqehet pafund nga publiku.

Në një intervistë për “Shije Shtëpie” ditën e djeshme, ai u ndal për të rrëfyer copëza nga jeta si dhe rreth marrëdhënies me babain e tij dhe aktorin e njohur, Zef Dedën.

I pyetur nëse i ati kishte pasur një ndikim në karrierën e tij të gjatë 20 vjeçare në teatër, kinematografi dhe fushën e humorit, Juli tregoi se e kishte vazhduar aktrimin për shkak të influencës së babait, ndonëse nuk është një profesion që do ta kishte zgjedhur vet.

Ai u shpreh: “Kjo ‘çuni i Zefit’ vazhdon edhe sot, s’është problem fare sidomos moshat e mëdha domethënë, e thonë që çuni i Zefit dhe s’e kam problem.

Ai ka ndikuar por ka ndikuar në një mënyrë pak indirekte, ka dashur të më fusë në këtë botë, unë e kam refuzuar gjithmonë.

Ka qenë gjëja që kam pasur më inat që të bëj, ky aktrimi që bëj sot, s’e kam dashur kurrë. Njëherë u mora me futboll, por rrëshq ita dhe më pas thashë në 97-ën dhe 98-ën çfarë mund të bëheshe tjetër përveçse jurist.

Prania e tij në jetën tonë, karriera e tij, fakti që më merrte me vete gjithmonë në teater, luanim shah.

Në një farë menyre që në moshën 5-6 vjeçare une jam rritur me skenën. Kur erdha në shkolle nuk është se më bënte shumë pershtypje pasi isha mësuar. Bashkëjetesa me një artist ka ndikuar tek unë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.