Matilda Makoçi feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush sot aktorja e njohur

Aktorja e dashur shqiptare Matilda Makoçi feston sot ditëlindjen.
Ka lindur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, më 19 prill 1963.

Ajo sot ka mbushur plot 60 vjeç.

Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1985, në degën e aktrimit.
Pas përfundimit të studimeve u emërua me punë si aktore në Teatrin Kombëtar.

Gjatë veprimtarisë teatrore luajti në komedinë e Shekspirit, Zbutja e Kryeneces, ne rolin e Bjankës, dhe në tragjedinë Romeo e Xhuljeta, në rolin e Xhuljetes.

Në vitin 1983 ajo ka prezantuar edhe Festivalin e XXII-të të Këngës në RTSh . Në vitin 1986 Matilda Makoçi nderohet me Çmimin “Aleksandër Moisiu” për interpretimin e saj në rolin e Marjetës në filmin “Hije që mbeten pas”.

Në fund të viteve ’80 martohet me Edi Ramën, dhe lindi një djalë, Gregorin. Ajo divorcohet në 1991 nga ai.

Në vitin 1991 emigroi familjarisht në Greqi. Gjatë qëndrimit në Athinë u aktivizua në filmin serial grek, Mikeshat (I Filenadhes) në 1993. Në vitin 1996 u kthye në Shqipëri dhe tani jeton vetëm në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.