Fermeri : Semundjen e mposhta duke konsumuar 6 deri në 10 vezë çdo mëngjes

Personazhi i kësaj jave në “Real People”, Iliri, i cili prej vitesh ka jetuar ne Gjermani, tregon historinë e tij dhe marrëdhënien e veçantë që ka me thëllëzat.

Ai pretendon, se pasi u operua ne zemër, u diagnostikua me Skleroze Multiple e pasi mjekët dyshonin se ka tumor në kokë, dieta me vezë thëllëze e ka mbajtur në jetë.

“Në vitin 2011 pata në probleme me zemrën. Kam bërë operacion nga ajo kohë kam vendosur aparat që e kam si zemër të dytë.

Gjatë kontrollit të zemrës 3 vite më pas ata panë edhe disa pika të zeza në tru mjekët zbuluan që kisha sklerozë multiple.

Mendonin se mund të kisha tumor në tru. Me atë që mora vesh unë nuk shkova më, refuzova të shkoj sepse marrja e ujit në tru ishte shumë e vështirë për t’u bërë, se është test që bëhet për së gjalli”,-tha Ilir Kanani.

6 deri në 10 vezë çdo mëngjes, kanë bërë që Iliri të ndiejë shpejt efektet pozitive dhe të hedhe poshtë parashikimin e mjekeve se i kishin mbetur vetëm edhe 6 muaj jete.

“E quaj shpend mrekullie! Çdo mëngjes unë ha 6 kokrra ka raste që ha edhe 10 vezë në ditë. E kanë shijen 5 herë më të mirë se veza e pulës”.

Ai tha gjithashtu se sëmundjen e tij e ka mbajtur të fshehtë, nga gjithë të tjerët përveç gruas dhe nënës së tij, por edhe atyre nuk u tha se mjekët po dyshonin për tumor dhe i kishin dhënë deri në 6 muaj jetë./euronews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.