Sipas eksperteve kjo eshte arsyeja perse mushkonjat u pickojne juve me shume se sa te tjeret

E keni pyetur ndonjëherë veten se përse mushkonjat duket sikur e kanë vetëm me ju dhe nuk pickojnë njerëzit që gjenden rreth e rrotull?

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, 1 në 5 persona tërheq më shumë mushkonjat sesa të tjerët, ndaj dhe pickohen më shpesh prej tyre.

Living ju njeh me disa faktorë që mund të bëjë që ju “të preferuarit” e mushkonjave.

Grupi i gjakut: Për arsye gjenetike, lëkura e gati 85% të popullsisë prodhon një lloj sinjali kimik që tregon grupin e gjakut dhe mushkonjat kanë më shumë tërheqje për këtë pjesë të njerëzve, në raport me 15 % që nuk e lëshojnë këtë sinjal nëpërmjet lëkurës.

Nëse grupi juaj i gjakut është 0, situata paraqitet edhe më e rëndë pasi rezulton se mushkonjat tërhiqen dyfish më shumë nga ky grup gjaku.

Mbipesha: Një ndër faktorët që i tërheq më shumë mushkonjat është dioksiodi i karbonit që prodhon organizmi i njeriut, me anë të frymëmarrjes dhe djersës.

Për pasojë, kush prodhon më shumë, siç janë personat mbipeshë, ka tendencën të tërheqë më lehtësisht mushkonjat.

Shtatzënia: Një grua shtatzënë prodhon në fakt 21 % më shumë dioksid karboni në raport me femrat jo shtatzëna dhe ka një temperaturë trupore më të lartë, një tjetër faktor që tërheq këto insekte të bezdisshme.

Ngjyra e veshjes: Mushkonjat e identifikojnë prenë e tyre nëpërmjet ngjyrave. Ngjyrat që dallojnë më kollaj, e për pasojë i tërheqin më shumë, janë e kuqja dhe e zeza.

Leave a Reply

Your email address will not be published.