Tave me shije te veçante dhe pa shume kosto: Pergatiteni ne keto dite vere nese skeni asnje ide se ç’të përgatisni

Kjo recetë u përgatit nga Rozafa_cooking

Nuk keni bërë asgjë për darkë dhe s’keni asnjë ide se ç’të përgatisni, kjo recetë do t’ju shpëtojë.

Ingredientët: 4 – 6 kofsha pule, 1 kg kërpudha, 2 kokrra qepë, 3 thelpinj hudhra të grira, 2 degë rozmarinë, ½ filxhan çaj uji, ½ lugë çaj kripë, vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalpë.

Përgatitja: Marrim një enë të thellë ku si fillim skuqim qepën dhe hudhrat me pak vaj ulliri, gjalpë dhe kripë.

Kur qepa fillon të zbutet, shtojmë kofshat e pulës duke i kthyer nga të gjitha anët në mënyrë që të marrin një të skuqur të lehtë.

Vazhdojmë duke shtuar kërpudhat, të cilat i kemi pastruar dhe prerë në feta dhe rozmarinën. I përziejmë mirë dhe në fund hedhim ujin, e provojmë për kripë dhe e lëmë të marrë valë.

Pasi vlon e lëmë të ziejë për 20 – 30 minuta me temperaturë të ulët. Me ndihmën e një piruni provojmë nëse mishi është gatuar dhe nëse është e nevojshme e lëmë disa minuta më shumë derisa të dalë yndyra në sipërfaqe dhe të krijojë një cipë të hollë.

Ideale do të ishte e shoqëruar me një sallatë me rukola dhe domate qershi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.