Bora Zemani feston sot diten e saj te lindjes, ja sa vjeç mbush moderatorja

Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më simpatike të ekranit dhe shumë e komentuar në media e rrjete sociale.

Ajo feston sot 31-vjetorin e lindjes dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte urimi i ëmbël nga i dashuri i saj, Donald Veshaj.

Pak pas mesnate Donaldi postoi një Insta Story në rrjetin e tij social, ku krahas fotos së Borës ka shkruar: “Për ty botën. Gëzuar ditëlindjen shpirt.”

SIç duket nga rrjetet sociale të çiftit, dyshja kanë zgjedhur të kalojnë ditëlidjen në një vend malor të shoqëruar nga miq të ngushte, siç është Semi Jaupaj.

Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë çifti më i përfolur i momentit, historia e të cilit u vu në qendër të vëmendjes së publikut me pjesëmarrjen e aktorit në “Big Brother VIP Albania”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.