Embelsire e lehte dhe pa sheqer: Ja receta dhe menyra e pergatitjes

Receta eshte marre dhe pergatitur nga pergatit.com/Perberesit qe u nevojiten per kete recete: 350gr biskota, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 200-220ml qumësht, 2 lugë të mesme kakao.

Per lyerje: 100gr çokollatë, gjysmë gote të çajit hopla.

Pergatitja: Në një enë kuzhine shtojmë 350gr biskota të bluara çfare të dëshironi, më pas tek biskotat shtojmë pluhur për pjekje, dy lugë të mesme kakao dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me lugë .

Më pas tek biskotat shtojmë 200 deri 220ml qumësht duke e përzierë masën vazhdimisht me lugë, nëse është nevoja i hedhim edhe pak qumësht. Pasi e kemi përzier masën mirë, derisa të bëhet një masë si e brumit, e hedhim në tepsi rrumbullake jo shumë të madhe të lyer me gjalpë.

Furrën e lëshojmë paraprakisht në 180 gradë C dhe e pjekim ëmbëlsirën për 30 minuta. Derisa të piqet ëmbëlsira në një enë kuzhine shtojmë gjysmë gote të çajit hopla, 100gr çokollatë kuzhine çfare të dëshironi dhe e përziejmë në temperaturë mesatare derisa të shkrihet çokollata.

Pasi ta largojmë ëmbëlsirën nga furra e testojmë me një rrëmojse, nëse nuk ngjitet brumi ëmbëlsira është pjekur plotësisht.

Më pas ëmbëlsirë së nxehtë ia hedhim sipër çokollatën e nxehtë, pastaj ëmbëlsirën e lëmë të ftohet për një orë dhe më pas është e gatshëm për shërbim. Një ëmbëlsirë që përgatitet shpejt dhe bëhet shumë e shijshme./pergatit.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.