Lereni 10 minuta dhe shpelajeni me ujë normal: Maska qe do te ndihmoje vajzat dhe grate te largojne

Kjo maske e krijuar ne shtepi do te largoje pikat e zeza nga fytyra juaj dhe do te ndihmoje ne zvogelimin e poreve. Aplikojeni të paktën 2 herë në javë për rezultate të mira. Përbërësit që ju nevojiten: 1 lugë gjelle kos,½ lugë çaji kripë,1 lugë çaji me lëng limoni të freskët

Në një tas të pastër shtoni 1 lugë gjelle kos, ½ lugë çaji kripë dhe 1 lugë çaji me lëng limoni të freskët.

Miksoni të gjithë përbërësit mirë dhe il’açi juaj për heqjen e pikave te zeza është tani gati për përdorim.

Aplikoni këtë në fytyrën tuaj dhe ferkojeni butësisht për 3 minuta.

Pastaj lereni atë 10 minuta dhe shpelajeni me ujë normal.

Kosi redukton thatësine e lëkurës dhe hidraton lëkurën tuaj duke e bere te duket e fresket dhe e bute. Limoni është i shkëlqyer në trajtimin e pikave te zeza.

Ndihmon në nxjerrjen e tepërt të vajit nga lëkura, sepse përmban vitaminë C dhe acide limoni dhe këto përbërës ndihmojnë në lehtësimin dhe shkëlqimin e lëkurës. Kripa vepron si një pastrues për lëkurën tonë dhe gjithashtu heq bakteret nga lëkura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.