Ndiheni me te dobet ne te njejten dore apo keni probleme me shikimin? Mjeku i njohur tregon shenjat qe lidhen

Skleroza multiple është një sëm undje autoimune e cila prek më së shumti moshat e reja.

Është një sëm undje që prek trurin dhe dëmton shumë cilësinë e jetës. Sistemi imunitar su lmon pjesën që mbulon fibrat nervore dhe shkakton probleme komunikimi mes trurit dhe pjesës tjetër të trupit.

Mjeku neurolog Erion Dushi tregon shenjat më të shpeshta që shkakton.

“Është një moshë shumë active, e re dhe sëm undja është invalidizuese dhe dëmton shumë funskione. Sëm undja mund të shfaqet në mënyrë tipike në atë që quhen su lme që zgjasin pak ditë deri në disa javë dhe pasohen nga një lloj përmirësimi.

Shenjat më të zakonshme mund të jenë një turbillim i pamjes, pamjet në njërin sy mund të turbullohen.

Ose shikimi i dyfishtë. Shenja mund të jenë mpi rjet, ose dobësia, kur ndjen më të dobët njërën dorë, njërin krah apo këmbë, ke vështirësi në ecje, fillon rrëzohesh”, tregon mjeku.

Një rëndësi të veçantë ka diagnostikimi në kohë i sklerozës multiple. Nëse vini re shqetësime të ndryshme të shëndetit tuaj, është mjaft e rëndësishme ti drejtoheni mjekëve specialist.

Leave a Reply

Your email address will not be published.