Njollat nga rubineti mund ti largoni nepermjet ketyre metodave, produktet i keni ne kuzhine

Sado të përpiqeni të mbani shtëpinë të pastër, gjithmonë do të ketë diçka që i shpëton kujdesit tuaj.

Banjoja është një ndër ato ambiente të shtëpisë kur kaloni më pak kohë në krahasim me dhomat e tjera, por që ka nevojë për një higjienë specifike.

Një ndër aksesorët e banjos që duhen pastruar gjithmonë janë rubinetat. Pas disa kohësh ato humbasin shkëlqimin dhe duken si të vjetra.

Larja me detergjentët e gabuar, sasia e lartë e klorit në ujë krijojnë shpesh mbi rubineta njolla të mëdha e të shmëtuara.

Mënyra më e mirë për t’i hequr është duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

• Uthull molle dhe lëng limoni: Kombinimi i uthullës së mollës me lëngun i limonit është zgjidhja më e mirë për t’u rikthyer shkëlqimin rubinetave të mbuluar nga smërçi dhe mbetjet e tjera kalkare. Në një legen me ujë të vakët shtoni 100 ml uthull molle dhe lëng limoni.

Më pas me ndihmën e një sfungjeri fërkoni papastërtitë e rubinetave. Në fund shpëlajini vetëm me ujë të ftohtë , pasi ai largon mikrobet dhe fshijini me një napë pambuku ose peshqir me mikrofibra.

• Pastë dhëmbëdh dhe alkol etilik: Pasta e dhëmbëve nuk përdoret vetëm për të lartë dhëmbët, por edhe për rubinetat e ndryshkur dhe të papastër.

Mund të përdorni një pastë të re ose atë që është drejt fundit. Njomni më parë rubinetata ose aksesorët e tjerë siç është koka e dushit me alkol etilik dhe lëreni të veprojë për 5 minuta.

Fërkojini më pas me pastë dhëmbësh dhe një tel të imët ose sfungjer që nuk lë njolla gjatë fërkimit. Njollat do të zhduken që herën e parë kurse rubineti do të shkëlqeje sikur të ishte i ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.