Renie me 8 grade: Ja se si pritet te jete moti gjate kesaj jave ne vendin tone

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorolorgjike edhe pse nuk do të mugnojnë ditët apo orët me diell.

Për ditën e Hënë moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

Po ashtu edhe dita e Martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.

Dita e Mërkurë parashikohet me mot të kthjellët e vranësira kalimtare. Reshjet e shiut rikthehen përsëri ditën e Enjte kryesisht në orët e pasdites të herëpashershme dhe intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore reshje dëbore.

Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Për shkak të masave ajrore me origjinë veriore për këtë javë pritet rënie e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

Renia me e madhe e temperaturave do te pritet te jete ajo ne qytetin e Kukesit ku maksimalja ne diten e hene pritet te jete 8 grade dhe diten e premte pritet te bien ne 0 grade./SHMU

Leave a Reply

Your email address will not be published.