Rikthehet Doktori i Fiksit, ja ku do ta shohim moderatorin e njohur te ekranit Shqiptar

Gentian Pjetri ose ndryshe i njohur me emrin “Doktor” tashmë do të rikthehet në ekranet shqiptare pas një largimi të gjatë nga bota e televizionit.

Por rikthimi i tij me një intervistë për “Të Harruarit”, Pjetri ose ndryshe i njohur si “Doktori i Fiksit”, i preku të gjithë me rrëfimin e sinqertë duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale.

Por pas intervistës, duket se kthimi në ekran ka qenë shumë pranë pasi sot iu bashkua moderatorit Flavio Qarri, në moderimin e emisionit të mëngjesit “KAFE SHQETO”.

Mesa duket Gentjan Pjetri shoqëron do të shoqërojë moderatorin në rubrikën ‘Calling Flavio’, duke dhënë komente edhe për temën e ditës.

Në intervistën e tij pak kohë më parë, aktori tregoi se kishte kaluar disa probleme shëndetësore pasi u largua nga ekrani, ndërsa rrëfeu edhe problemet me alk olin dhe pengun e madh që nuk arriti të krijonte kurrë një familje./albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.