Sipas ekspertes se pastrimit shtoni gjysem filxhan kripë në lavatriçen tuaj kur lani rrobat e erreta

Një eksperte pastrimi e quajtur Chantel Mila, zbuloi “tre metoda të lehta të jetës që do të dëshironit t’i provonit më herët”.

Mbushësi i telefonit

Nëse keni qenë ndonjëherë në shtrat dhe keni lu ftuar për të arritur kordonin e mbushësit të telefonit që është hedhur në dysheme, metoda e parë e Chantel është për ju.

Ajo tha të merren grepa të vegjël me shkop, më pas mund ta rrëshqitni kabllon e mbushësit drejt e mbi grep, në mënyrë që të jetë gjithmonë në dispozicion.

Çarçafë

Nuk ka asgjë më të keqe se një shtrat i rregulluar bukur me çarçafë të mbuluar me rrudha. Sado fort t’i tërheqni, çarçafët me rrudha gjithmonë e bëjnë të gjithë shtratin të duket paksa i çrregullt.

Megjithatë, në vend që të kaloni telashe për t’i rregulluar me avull ose hekurosje, Chantel tha që ju mund t’i spërkatni ato me ujë çezme. Ajo tregoi se sa mirë funksionoi kjo me vetëm disa spërkatje.

Kripa

Këshilla e saj e fundit ishte për të gjithë ne që zbulojmë se rrobat tona të errëta vazhdimisht humbasin ngjyrën e tyre pas një cikli larjeje. Për të zgjidhur këtë problem, Chantel tha që të shtoni ½ filxhan kripë në lavatriçen tuaj. “Kripa ndihmon në mbylljen e ngjyrave. Funksionon shumë mirë”, shtoi ajo në komente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.