Receta me e mìre e lakrorìt eshte kjo : Tradìta Korcare qe do t’ìu bej te lepìnì gìshtat

Perberesit per brumin: 300 gr miell, 1 gotë kos, 1 lugë gjelle kripe, 1 lugë kafe sode buke për mbushjen: 2 kokrra qepe të mëdha 2 speca, 3 kokrra domate mesatare, kripë, vaj

Përgatitja:

Hedhim mjellin në një tepsi dhe i hapim një gropë në mes.

Hedhim kripën dhe soden e bukës , kosin në vendin e hapur.

I përziejmë me dore duke shtuar ujë të vakur derisa të bëhet brumi (Brumi duhet të jetë i butë në mënyrë që peta të hapet me lehtësi).

E lëmë pak këtë brum të vijë derisa të pregatisim mbushjen.

Për mbushjen grijmë hollë qepët në një tigan dhe i vemë të skuqen duke i hedhur 3-4 lugë gjelle vaj.

Grijmë specat dhe i shtojmë tek qepët dhe vazhdojmë i skuqim.

Mbasi të jenë skuqur mirë qepët dhe specat i hedhim domatet e grira ( është mirë që domateve tu heqim më parë luspën e cila hiqet me lehtesi po ti futim në ujë të nxehëe).

E lëmë të zieje në tigan derisa të bëhet homogjene, mund ti hedhim pak ujë sipas deshirës . E lëmë të ftohet.

Ndërkohë ndajmë brumin në dy pjesë. Pjesa e siperme më e vogël se e poshtmja. Hapim petën e poshtme dhe e vemë në tepsi të lyer më parë me vaj.

Hedhim mbushjen dhe e hapim uniformë në petë. Hapim petën e dytë më të madhe dhe e vendosim sipër duke i kthyer pak anët.

E pjekim në sac për 20 minuta. Mbasi e nxjerrim e lyejmë siper me gjalp dhe ju beftë mire.

Shënim: Mbushja mund të bëhet sipas dëshires prsh: me presh dhe gjizë, me spinaq, kos dhe vezë etj./sot.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *