Të zgjedhësh nuancën e duhur të manikyrit apo të bësh thonjtë me xhel nuk mjafton, pasi thonjtë kanë nevojë të marrin vitaminat dhe lëndë e tjera ushqyese për t’u mbrojtur nga thyerja, zverdhja, myku dhe dobësimi i kutikulave.
Përbërësit: 8 thelpinj hudhër, dy lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle vaj bajamesh.
Qëroni fillimisht hudhrat dhe kalojini në frulator derisa të formohet një masë në trajtë pureje. Era nuk është aspak e këndshme, por nuk duhet të harroni që hudhrat janë të pasura me veti antibak teriale dhe antiinfl amat ore.
Më pas shtoni në frulator vajin e ullirit dhe atë bajameve. Vazhdoni me përzierjen derisa masa të bëhet më e lëngshme. Në fund shtoni masën në një vazo qelqi ose shishe manikyri që nuk e përdorni më.
Lyeni thonjtë çdo natë për një periudhë 3-javore dhe do të ngelni të habitur me rezultatin.
Ky locion mbrojtës është një produkt 100% natyral që kanë në përbërjen e tij përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale, antioksidantë dhe minerale, të cilët forcojnë thonjtë dhe u sigurojnë një barrierë mbrojtëse kundër agjentëve të dëmshme të mjedisit.