Per brumin e biskotave: dalin afërsisht 20 copë prandaj mund të bëni dhe gjysmë do ze, 125g gjalpë i tretur i vakët, 200g sheqer, 2 vezë, 100g miell misri i bluar imët (semola), 1 lugë e vogël me lëkurë limoni të grirë, 1 bustinë sodë për ëmbëlsira, 1 bustinë vanilje, 280g miell 00, disa kokrra lajthi të qëruara, për zbukurim.
Për shurupin: 4 gota ujë (250ml një gotë), 3 gota sheqer, lëngu i ½ limoni (ky perberes do ti jap shie komplet te vecante shurupit)
Përgatitja: Në fillim përgatisim shurupin: hedhim sheqerin dhe ujin në një tenxhere, i përziejmë dhe i lëmë në flakë të ulët dhe kur të marrë valë shtojmë lëngun e limonit. E lëmë në zjarr të valojë për 15 minuta. Më pas e lëmë të ftohet.
Përgatisim biskotat: në një tas përziejmë sheqerin me gjalpin, shtojmë vezët dhe më pas miellin e misrit. Shtojmë lëkurën e grirë të limonit, vaniljen dhe sodën me sitë.
Tani fillojmë të shtojmë pjesë-pjesë miellin, aq sa të bëhet brumë që të punohet me dorë dhe të mos ngjisë. E lëmë të pushojë të mbuluar me plastmasë kuzhine për 30 minuta, në temperature ambienti.
Pas 30 minutash bëjmë me brumin topa të vogla sa një kokërr arre, i vendosim në tavën e furrës të lyer me gjalpë, vendosim te secila një kokërr lajthi dhe i fusim të piqen me 180° në furrën e ngrohur më pare për 15/20 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë.
I nxjerrim nga furra dhe me garuzhde i hedhim sipër shurupin e ftohtë, hedhim sipër çdo biskotë. Të nesërmen janë gati./living