Të zgjohesh me dhimbje koke, të punosh me dhimbje koke, të flesh me dhimbje koke, kush nuk e ka provuar një situatë e tillë e cila është një ndër gjendjet më të bezdisshme që mund t’ju ndodhin, sidomos tani në verë. Dhe kur dhimbja bëhet akoma më e fortë gjëja e parë që doni është të keni në çantë ndonjë qetësues.
Emrat e parë që ju vijnë ndërmend janë ilacet e ndryshme që i përkasin grupit të barnave antiinfla ma tore jo-ste roidale, të cilët pavarësisht se neutralizojnë dhimbjen kanë një efekt shkat ërrues për mëlçinë, por edhe efekte anësore si dhimbje stomaku, reaksione ale rgjike, tension të lartë të gja kut, enj tje të këmbëve etj.
Por, ju mund ta pushoni dhimbjen e kokës me një përbërës të vetëm, të cilin deri më sot e keni hedhur në kosh: lëkura e bananes. Merrni një lëkurë bananeje dhe vendoseni mbi fytyrë, më saktë në zonën e ballit dhe trekëndësisht që krijohet mes vetullave.
Lëreni të veprojë për 20-30 minuta dhe do ta vini re menjëherë ndryshimin.
Bananet përmbajnë sasi të lartë kaliumi, mangan, selen, zink, fibra, acid folik, kompleksin e plotë të vitaminës B, vitaminë A etj, si dhe antiinfla ma torë me veprim të menjëhershëm që pasi përthithen nga lëkura lehtësojnë çdo lloj dhi mbjeje.