Kek ì lehte dhe pa mìell: Pergatìtenì kete fundjave per tu njohur me shìjen e saj

Kur përgatiteni të bëni një embëlsirë, ingerdinti i parë që nxirrni në tavoli me siguri është mielli. Ky miell që kthehet në brum jo gjithmonë është i dobishëm për shëndetin.

Prandaj sot po ju tregojmë si të përgatisni një ëmbëlsirë, pa miell, por njësoj të shijshme.

Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë uji sheqer, 1 gotë uji grizë, 1 gotë uji kokos, 1 gotë çaji arra, 1 gotë uji rrush të thatë, 2 molla, 1 pako pluhur për fryerje (pecivë), 1 pako sheqer vanile.

Për sherbetin: 4 gota uji sheqer, 3 gota e gjysmë ujë.

Për dekorim: 1 pako sheqer pluhur, 1 gotë çaji qumësht.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe në të shtojmë vezët, një gotë uji sheqer dhe më pas i rra him me mikser për 8 deri 10 minuta, derisa të bëhet një masë kremoze.

Pasi ta kemi rrahur me mikser masës ia hedhim, një gotë të ujit grizë, një pako pluhur për fryerje (pecivë), një pako sheqer vanile, një gotë të ujit kokos dhe e përziejmë me lugë ngadalë.

Më pas ia shtojmë një gotë të çajit arra, një gotë të ujit rrush të thatë, 2 molla të grira në rende dhe e përziejmë përsëri masën me lugë. Pastaj marrin tepsin për ëmbëlsira me madhësi 32cm e lyejmë me gjalpë dhe miell. E hedhim brumin e ëmbëlsirës ngadalë në tepsi dhe e parangrohim furrën në 200 gradë C.

Ëmbëlsirën e pjekim për 20 minuta më pas e përgatisim sherbetin me 4 gota të ujit sheqer dhe 3 gota e gjysmë ujë, e ziejmë për 10 minuta duke e përzier ngadalë derisa të tretet sheqeri.

Ëmbëlsira duhe të jetë e vakët dhe sherbeti i vakët, pasi të jetë gati ia hedhim tortës ngadalë me lugë të madhe që e përdorim për supë dhe gjella (kutllaq).

Më pas e përgatisim krem shllagun për dekorim me një pako shllag pluhur dhe një gotë të çajit qumësht. E rra him kremin me mikser derisa të trashet dhe më pas e lyejmë tortën sipër me të. Ju bëftë mirë!/albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.