Mund te levìznì rehat vetem me pasaporte Shqìptare: Ky eshte numrì ì shteteve dhe vendeve

Shqipëria ja ka kaluar disa vendeve shumë më të pasura dhe të zhvilluara se ajo për sa i përket fuqisë së pasaportës së saj.

Indeksi i pasaportave Henley ndërton një renditje origjinale të autoritetit të secilës prej 199 pasaportave të ndryshme të botës sipas numrit të destinacioneve në të cilat zotëruesit e tyre mund të kenë akses pa një vizë paraprake.

Indeksi bazohet në të dhëna ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – databaza më e madhe, më e saktë e informacionit të udhëtimit. Lista e plotë dhe vështrimet e ekspertëve në lidhje me renditjen më të fundit janë të disponueshme në Raportin Global të Lëvizshmërisë 2023 T1.

Në sa shtete mund të udhëtohet me një pasaportë shqiptare?
Për sa i përket vendit tonë, Shqipëria këtë vit u rendit në vendin e 51-të pasi me anë të pasaportës tonë mund të shkohet në 115-të vende.

Kështu, pasaporta jonë ja kalon vendeve si Turqia, Katari, Emiratet Arabe, Kinës, Bjellorusisë, Armenisë e shumë vendeve të tjera.

Kosova për fat të keq renditet diku në fund të listës në vendin e 101-të me akses në vetëm 41 shtete.

Në vend të fundit ishte Afganistani me vetëm 27 shtete të aksesushme nga zotëruesit e një pasaporte afgane ndërsa në vendet e para ishin Japonia me 193 vende, e pasuar nga Singapori, Koreja e Jugut, Gjermania, Spanja, Finlanda dhe Italia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.