Rìkthehet perserì dìmrì ne vendìn tone: Të paktën derì në 20 mars do të kemì copëza

Zyrtarisht jemi ne pranverë, por dimri ende nuk ka ikur. Parashikimet e sinoptikanëve flasin për një hyrje të vonë të stinës së ngrohtë.

Të paktën deri në 20 mars do të kemi copëza dimri me reshje shiu, breshëri madje dhe dëbore në ditë të caktuara.

“Parashikimet afatgjata tregojnë për një hyrje të vonë të pranverës. Këto ditë të fillim marsit deri nga data 20 mund të jene të jene vetëm 3-4 ditë me temperature tipike të pranverës.

Do të jene temepratura diçka më të larta se vlerat termike të dimrit, reshjet do të jene prezente madje dhe dëbore në zonat malore.”

Moti i paqëndrueshëm do të jetë edhe për Ditën e Verës, më 14 mars.

Meteorologia e A2 CNN Tanja Porja nuk përjashton praninë e reshjeve të shiut pavarësisht motit të ngrohtë.

“Jemi mësuar që ditët e verës janë më diell. Por këto 60 vitet e fundit jo të gjitha Ditët e Verës kanë qenë më diell dhe të ngrohta.

Parashikohet që ky 14 Mars të jetë më temperatura të larta, por gradualisht do të kemi prezencë të reshjeve, në pjesën e dytë të ditës, në veri dhe në qendër. Megjithatë nuk do të jetë një ditë e mirfilltë vere nga pikëpamja e prezencës së vranësirave dhe reshjeve.”

Ndërkohë java e dytë e marsit do ti ngjasojë ditëve të dimrit. Sinoptikët parashikojnë që në datat 7 deri 10 mars të ketë rikthim të rre besheve të shiut dhe prani të dëborës në zonat malore, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit.

Kjo situatë do të ndikojë edhe ftohjen e motit duke ulur me disa grade temperaturat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *