Categories
Uncategorized

Kam qendruar pa levìzur ne shtrat per 11 vjet, aktorja e njohur tregon per traumen e pesuar pas nje aksìdentì

Dalila Di Lazzaro, aktorja e njohur italiane tregoi së fundmi në një intervistë televizive kalvarin e gjatë të vuajtjeve përjetuar prej saj.

“Kam qëndruar në shtrat për 11 vjet. Nuk jam ngritur as për t’u larë. Edhe ushqimin e kam ngrënë shtrirë”– ka rrëfyer Dalila, kohë më parë, në emisionin “Domenica In”, ku foli për traumën e pësuar pas një aksidenti dhe dhimbjen kronike me të cilën iu desh të luftonte.

“25 vite më parë, mjekët nuk më besuan. Nuk e di pse, por nuk më besuan dhe kjo është një gjë shumë e rëndë sepse në atë kohë nuk flitej shumë për dhimbjet kronike dhe kjo është një gjë e tmerrshme.

Nuk më bënë një radiografi siç duhet, duke nisur që nga goja. Vazhduan të më bënin radiografi nga qafa e poshtë, pa e diktuar të gjithë dëmtimin”, tha aktorja.

Aksidenti i përmendur nga Dalila Di Lazzaro, aktore e cila u bë një ikonë në vitet ’70-të dhe ’80-të, ka ndodhur vite më parë.

Aktorja ishte me motoçikletë dhe për shkak të një grope në një rrugë të Romës, bëri një rënie të keqe që i shkaktoi disa fraktura dhe dhimbje kronike, të cilat ende nuk i ka mposhtur dot.

“Fatkeqësisht nuk ka mbaruar. Do të doja të mos kisha keqardhjen e njerëzve. Jam luftarake, e fortë, dua të ndihmoj mijëra njerëz që po luftojnë me dhimbjet kronike.

Me forcën time do të doja ta çoja përpara këtë problem”, shtoi ajo./gazetatema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *