Feston diten e saj te lindjes, as qe u shkon ne mendje se sa vjeçe ka mbushur Manjola Nallbani

Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare. Ajo sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 53 vjeç.

Prej më shumë se dy dekadash në skenë, Manjola Nallbani ka shijuar shumë suksese. Pedagogia e Akademisë së Arteve numëron disa këngë hite, e bashkëpunime që kanë mbetur gjatë në memorien e të gjithëve.

Por jashtë skenës, ajo është edhe një bashkëshorte dhe mama e përkushtuar. E në fakt, rrallëherë kemi dëgjuar të flitet për jetën private të Nallbanit, e pak janë ata që e dinë që bashkëshorti i saj është gjithashtu një personazh i famshëm.

Mbase jo aq sa Manjola për publikun e gjerë, megjithatë Sokol Tona është një nga gjyqtarët më të respektuar të Gjykatës së Tiranës.

Edhe ai, ashtu si këngëtarja ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë, ku renditet mes gjyqtarëve më me përvojë. Manjola Nallbani dhe Sokol Tona janë prej shumë vitesh të martuar dhe janë prindër të dy vajzave.

Edhe pse shfaqen rrallë së bashku në publik, siç ka treguar më herët këngëtarja janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, e të lumtur së bashku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.