Nena Lule tregon se si arriti qe ti hiqte djalit te saj vesin per 1 vite me rradhe, duke bere qe çdo dite

Nëna Lule, Luljeta Kazazi, nëna më e dashur nga shqiptarët. Videot e saj dhe fjalët plot ëmbëlsi marrin plot shikime dhe ndiqen shumë në rrjetet sociale.

Ajo ka treguar se si i ka dhënë djalit të saj një mësim për të lënë cigaret duke mbledhur për një vit paratë që ai harxhonte për paketë.

Rrëfimi i Nëna Lules:

Një ditë më tha o nënë unë harxhoj shumë lekë kur shkoj në dyqan, blej edhe gjëra të tjera. Ma bli ti paketën. Po i thash mi lër lekët të lavatriçja, përdita ta blej unë paketën.

E bleva paketën, ndekohë në një kuti futa 2200 lekë (të vjetra) te tjera dhe e fsheha te vendi im sekret. Këtë punë e bëra përditë për një vit me rradhë.

Kisha qëllim tjetër për ato lekët. Pas një viti ai ishte tre ditë pushim më tha nuk do të shkoj në punë dhe unë nxorra kutinë me lekët e mbledhura dhe ranë aty gjithë kursimet.

Ua nënë me tha ku i gjete ti gjithë këto lekë. Numëroj i thash.

Kur i numëroj, 1 milion e 400 mijë lekë ishin mbledhur. Mora një 2 mijë lekësh dhe e dogja. Mora dhe një tjetër dhe e dogja. E bëra këtë tre herë dhe më tha çfarë bën nënë je çmendur.

Jo i thash, ti je çmendur, ti çdo ditë djeg 2 mijë lek, për një vit kaq ke djegur.

Ai e mori paketën dhe e grisi, e hodhi dhe tha nuk e pi kurrë më. Dhe e hoqi që atë ditë cvigaren. Këtë mësim ja kam dhënë edhe dy nipave të mi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.