Plot 3 keshilla nga specialisti i njohur per te gjithe ato qe kane probleme me fryrjen e barkut

Fryrja e barkut është një problem i zakonshëm që ndodh te të gjithë. Fryrja mund të shkaktohet nga ushqime të caktuara që nuk treten lehtësisht. Eksperti Zef Gjeta ndau disa këshilla të vlefshme si të shpët ojmë nga ky problem.

“E para është të hamë mirë, ngadalë dhe shëndetshëm. Nëse hamë fruta ekzotike apo që nuk i kemi provuar më parë, nuk duhet ta teprojmë me to. Së dyti, nuk duhet ta dembelosim zorrën e trashë. Të shkojmë në banjo dy deri në tre herë në ditë.

Së treti, të kemi parasysh një dietë të pasur ku nuk mungojnë perimet, frutat e stinës, supat. Dhe çajrat ndihmojnë për një tretje më të mirë. Nëse na ka ndodhur fryrja e barkut, mund të pimë lëng limoni të tretur në ujë.

Nëse është sezoni mund të pimë dhe uthull dëllinje, një gotë rreth 200 mililitra dhe për 10 minuta stomaku do të qetësohet.

Është e rëndësishme që të njohim shkaqet e fryrjes së barkut dhe të marrim masa për ta tejkaluar.”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.