Temperaturat do te bien deri ne -3 grade, ja dita kur pritet te vijne sipas meteorologut

Kjo jave pritet të karakterizohet nga luhatje të mëdha temperaturash me mot të paqëndrueshëm, ku hera e heres moti karakterizohet nga rreshjet e shiut dhe me pas vijojne kthjellime kalimtare.

Por tashme si duket dimri pritet te trokas me te vertete pas gjysmes se dyte te muajit Dhjetor.

Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se java nis me ulje temperaturash me vlera tipike të dhjetorit, që shkojnë në -2 -3 në orët e para të mëngjesit në zonat malore, ku priten edhe reshje dëbore.

Duke filluar nga e enjtja dhe në vijim, temperaturat do të rriten me vlera maksimale që shkojnë deri në 20 gradë në zonat e ulëta. Vranësirat e pranishme do të sjellin reshje shiu, përgjithësisht në pjesën e dytë të ditës.

Të enjten dhe premten vendi do jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm, por vranësirat do të jenë të pranishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.